Të punësuarit e sektorit publik do të pastrojnë në 20 lokacione në Shkup


Aksioni për pastrim në 20 lokacione në Shkup ku përfshihen punëtorët e sektorit publik do të mbahet sot dhe në këtë mënyrë do të zëvendësohet 2 janari i këtij viti i cili ishte ditë pushimi.

Në çdo lokacion do të ketë ekipe të ndërmarrjeve publike të Bashkisë së Shkupit dhe komunave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski theksoi se për zbatim të suksesshëm të aksionit përgjegjës do të jenë udhëheqësit e institucioneve, përkatësisht kryeministri, ministri, kryetarët e komunave dhe drejtorët e institucioneve që do të jenë prezent në këto lokacione, kurse Bashkia e Shkupit do të sigurojë mekanizim shtresë në këto vende.

“Aksionin e ndihmon Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup dhe ambasadori Samuel Zhbugar”, tha Mançevski i cili tha se krahas pastrimit qëllimi është që të ngritet vetëdija.

Aksioni organizohet në bashkëpunim me shoqatën “Ne budi gjubre”./Telegrafi/