Home World EUROPE Berat, kthim në identitet për afreskun e kishës së Shën Triadhës

Berat, kthim në identitet për afreskun e kishës së Shën Triadhës


TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Në afreskun e kishës së “Shën Triadhës” në Berat, një pasuri e vyer e trashëgimisë kulturore vijon restaurimi.

Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat po kryejnë ndërhyrje restauruese në këtë afresk, që ishte dëmtuar në pjesën më të madhe të tij.

Sipas DRTK Berat, në këtë fazë specialistët restauratorë po punojnë për plotësimin e bordurimeve duke vijuar me tej me konsolidimin e pelikulit.

“Mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm”, shprehet DRKK Berat.

Kisha e Shën Triadhës në Berat është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Në kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës bizantine, që e bëjnë këtë monument një nga më interesantët dhe më piktoreskët në Kalanë e Beratit.

Në njërin mbishkrim të afreskut të Kishës së Shën Triadhës është shkruar emri i Andronik Paleologut, guvernator i provincës së Belgradit (Beratit) gjatë viteve 1302-1326. Në këtë shkrim shpjegohet se kisha mund të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XIV me mbështetjen financiare të këtëij guverntaori. Së bashku me ndërtimin piramidal, format dhe përmasat, i japin asaj një pamje piktorekse.

Programi ikonografik i përket ndikimit të shkollës paleologiane të shek. XIII-XIV me karakteristikë kryesore ngjyrat e theksuara dhe ndarjen e skenave në korniza të veçuara nga një shirit i kuq./k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

How To Succeed When Taking Your Company Overseas

03We international lawyers often get calls and emails from companies looking to set up a...

China on the G7 Agenda

The 47th G7 summit was held from June 11-13 in Cornwall. China is, of course,...

How to Reduce Your Foreign Manufactured Product Liability Risks

How often do you stop to think about the ubiquitous “Made in China” label? If...

Socialist-Themed Vegan Food Company Lays Off Workers Without Notice Or Severance

A self-described socially conscious vegan food manufacturer laid off its entire production staff in North Carolina on Friday, infuriating workers who said the...

Will Hong Kong’s New Film Censorship Law Kill Off Local Production?

In 1988, Hong Kong passed a Film Censorship Ordinance that updated previous guidelines governing film...