Home World EUROPE BRUKSEL - KE: Procedurë ligjore kundër Hungarisë për shkelje të ligjit të...

BRUKSEL – KE: Procedurë ligjore kundër Hungarisë për shkelje të ligjit të azilit të BE-së


BRUKSEL, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian njoftoi sot se ka hapur procedurë ligjore kundër Hungarisë për zbatim jokorrekt të ligjit të azilit të BE-së.

“Procedurat e reja të azilit, të miratuara në Hungari në përgjigje të pandemisë së COVID-19, janë në kundërshtim me ligjin e Bllokut”, tha KE në një deklaratë.

“Kjo dispozitë përbën një kufizim të paligjshëm të hyrjes në procedurën e azilit, në veçanti, sepse parandalon personat në territorin hungarez, përfshirë në kufi, të kërkojnë një mbrojtje ndërkombëtare”, shtoi ekzekutivi i BE-së.

Brukseli deri më tani i ka dërguar një letër zyrtare njoftimi Hungarisë.

Budapesti ka dy muaj kohë për t’iu përgjigjur argumenteve të ngritura nga KE.

Në mungesë të kësaj, ky i fundit mund t’i dërgojë një mendim të arsyetuar, domethënë një kërkesë zyrtare për të qenë në përputhje me ligjin e Bllokut.

Nëse përgjigjja mbetet e pakënaqshme, më pas, Brukseli mund të vendosë që t’ia referojë çeshtjen Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Getting the Companies Straight When Manufacturing Overseas

One of my law firm’s international manufacturing lawyers got this email the other day, which...

Forced Labor: What’s Coming – Harris Bricken

Last week I participated in a call on the topic of forced labor and I...

Thirteen Reasons Why Chinese Companies So Often Fail Outside China

Way back in 2010, I wrote Ten Reasons Chinese Companies Fail In The U.S. for...

Global Law and Business Podcast – Hector Correa (Mexico)

Listen HERE or stream on Spotify, Apple Podcasts, Amazon Music, Stitcher, or Soundcloud! At Harris Bricken, we keep close tabs on what is...

CDT Weekly, May 21-June 18

One animal more equal than others; Li Wenliang’s Wailing Wall; June 4 and Hong Kong; sexual assault and power; nationalism and fake news Welcome...