Home World EUROPE COVID-19/ Hoti: Jemi të detyruar të marrim masa drastike

COVID-19/ Hoti: Jemi të detyruar të marrim masa drastike


TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëron se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kreu i ekzekutivit tha se pritet që masat e reja të hyjnë në fuqi brenda dy ditësh.

“Gjendja është vërtetë e rëndë, tepër e rëndë. Numri i rasteve të reja është tepër i lartë edhe jemi gati në limitet e kapaciteteve që kemi në spitalet tona. Jemi të detyruar të marrim masa që janë bukur drastike. I kemi ndërmarrë disa masa deri më tash, disa masa pak më strikte fundjavën e kaluar dhe tash jemi duke i përgatitur masat të cilat besoj për dy ditë hyjnë në fuqi sepse jemi duke i kryer disa konsultime të nevojshme brenda organizatave të ndryshme, me bizneset, me odat ekonomike, me grupe të ndryshme që i prekin kryesisht këto masa, por jemi të detyruar t’i ndërmarrim masa”, u shpreh Hoti.

Ai tha se i kupton shqetësimet e bizneseve, por se primar është “ruajtja e shëndetit publik”.

Në këtë intervistë, kryeministri Hoti po ashtu kundërshtoi ashpër thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

“Janë dy zgjidhje: ose mund të mbajmë vendin e izoluar edhe të ankohemi në Prishtinë me deklarata për shtyp, në konferenca për shtyp, ose shkojmë në Bruksel dhe ulemi në tavolinë të dialogut dhe mbrojmë interesat shtetërore të Kosovës. Unë kam zgjedhur ketë të dytën”, porositi ai.

Ai shtoi se zhvillimet që lidhen me Dhomat e Specializuar duhet të lihen anash dhe të mos lidhen me proceset e tjera. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Socialist-Themed Vegan Food Company Lays Off Workers Without Notice Or Severance

A self-described socially conscious vegan food manufacturer laid off its entire production staff in North Carolina on Friday, infuriating workers who said the...

Will Hong Kong’s New Film Censorship Law Kill Off Local Production?

In 1988, Hong Kong passed a Film Censorship Ordinance that updated previous guidelines governing film...

Overseas Manufacturing.

How many of you know what “deep six” means? How many of you have used...

Global Law and Business Podcast – Joe McCall (Ireland)

Listen HERE or stream on Spotify, Apple Podcasts, Amazon Music, Stitcher, or Soundcloud! At Harris Bricken, we keep close tabs on what is...

Translation: Gwyneth Ho on the Meaning of June Fourth to Hong Kong

Gwyneth Ho Kwai-lam is one of 47 Hong Kong pro-democracy activists charged with subversion under the National Security Law for running in a...