Home World EUROPE COVID-19/ Rama apel qytetarëve: Mbrohuni nga dizinformimi, vendi ynë infektime nën mesataren...

COVID-19/ Rama apel qytetarëve: Mbrohuni nga dizinformimi, vendi ynë infektime nën mesataren e rajonit


TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i bëri apel sot qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa theksoi se vendi ynë ka infektime nën mesataren e rajonit.

“Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë i bëri apel qytetarëve të mbajnë maskat, të ruajnë distancat dhe të mbrohen nga dizinformimi.

“Me besim dhe durim do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme  së bashku”, – tha Rama.

Sipas statistikave të Ministirsë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë rezultojnë gjithsej 28 432 raste dhe janë kryer 153492 teste gjithsej. Të shëruar nga COVID-19 që prej fillimit të pandemisë janë 13 453 qytetarë dhe deri më tani fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin 631 persona.

Rastet aktive në vendin tonë janë 14 348. Aktualisht në terapi intensive janë 14 qytetarë, 392 po marrin mjekim spitalor dhe 13 946 janë të vetëizoluar në shtëpi. /k.s//a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

How to Write a Self-Enforcing Contract That Works

In part one of this series on self-enforcing contracts, Self-Enforcing Contracts: A Good...

Self-Enforcing Contracts: A Good Tool for Tough Markets

1. Draft Your Contract for the Applicable Country In How Not to be in...

Self-Enforcing Contracts: A Tool for Tough Markets

1. Draft Your Contract for the Applicable Country In How Not to be in...

How To Protect Your IP Internationally: The Extreme Basics

I recently spoke with the in-house international IP lawyer at a high tech...

How to stay out of Foreign Jails and What to do if Arrested

Yesterday, in Americans, Australians, British and Canadians Are Being Singled Out in China...