Home World EUROPE Dita Ndërkombëtare e moshës së tretë/ Bashkia Mat rihap qendrën për të...

Dita Ndërkombëtare e moshës së tretë/ Bashkia Mat rihap qendrën për të moshuarit


TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Në bashkinë e Matit u rihap sot qendra e të moshuarve me kushte më të mira pushimi dhe argëtimi. E hapur pikërisht në “Ditën Ndërkombëtare të Moshës së Tretë” kjo qendër ndodhet në lulishten “Geraldinë” të qytetit verior.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj tha se në bashkëpunim me degën lokale të Kryqit të Kuq është treguar kujdes i veçantë për të moshuarit e qytetit të Burrelit.

Sipas tij, në lagjet e qytetit do të kryhen të tjera investime, për t’u mundësuar të moshuarve kushte më të mira.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë Mat edhe nënprefekti i këtij rrethi Hasan Pasha, nënkryetari i Këshillit të Qarkut Dibër, Halit Palamani, kryetarja e këshillit bashkiak Elisa Gjasta, nënkryetari i Bashkisë Mat Myslim Zeneli, kryetari i Kryqit të Kuq Mat Abdi Pasha, etj.

Të moshuarit falënderuan bashkinë për kujdesin e treguar dhe investimet që po kryhen në çdo skaj të Matit. Mbyllja e kësaj qendre për shkak të pandemisë bëri që kryebashkiaku Agron Malaj të kujdesej për përmirësimin e kushteve në këtë qendër pushimi dhe argëtimi./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Global Law and Business Podcast – Natalie O’Regan (Cannabis in Ireland)

At Harris Bricken, we keep close tabs on what is happening around the world, and we know that our friends and clients do,...

Minitrue: Focus on Henan Flood Recovery; Do Not Report on Celebrity Tax Case or COVID Origins Press Conference

The following censorship instructions, issued to the media by government authorities, have been leaked and distributed online. The name of the issuing body...

OSHA Issues $1 Million In Fines Over Deaths Of 6 Poultry Workers In Georgia

The Occupational Safety and Health Administration has issued nearly $1 million in fines against a group of companies following the deaths of six...

China Trademarks: What’s your Chinese Company Name?

Though I recommend foreign companies filing for trademarks in China avoid the Madrid system and...

China Payment Terms: Tricks Of The Trade

Whenever one of our China attorneys is retained to represent a client providing goods or services to China, we start by asking about...