Home World EUROPE Gjirokastër/ Fëmijët e lagjes “18 Shtatori” me hapësirë të re argëtimi

Gjirokastër/ Fëmijët e lagjes “18 Shtatori” me hapësirë të re argëtimi


TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Fëmijët e lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër kanë tashmë një kënd të ri lojërash.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha se “jam shumë i kënaqur që në pak javë ia dolëm të përfundonim një kënd lojërash për fëmijët në lagjen “18 Shtatori”. Një nga të paktat vende në këtë lagje që i shpëtoi babëzisë për të ndërtuar dhe tamahqarllëkut për të fituar, sot është një hapësirë dedikuar fëmijëve”.

Kryebashkiaku Golemi premtoi se ky kënd do të pasurohet me elementë të tjerë në javët në vijim sepse fëmijët meritojnë gjithmonë më të mirën.

“Ky projekt i realizuar me ndihmën e CESV na inkurajon për të vijuar me investime të tilla edhe në lagje të tjera. Së shpejti, do të kemi një kënd të ngjashëm edhe në lagjen “Punëtori”. Nuk e zhbëjmë dot dëmin që i është bërë Gjirokastrës për vite me radhë, por për sa kohë do të jem unë kryetar bashkie, nuk do të rresht së kërkuari hapësira publike dhe do të punoj për t’i vënë ato në shërbim të qytetarëve”, – tha Golemi.

Fëmijët e lagjes “18 Shtatori” ndjehen të kënaqur me krijimin e parkut, ku do të mund të kalojnë disa orë argëtimi gjatë ditës. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Getting the Companies Straight When Manufacturing Overseas

One of my law firm’s international manufacturing lawyers got this email the other day, which...

Forced Labor: What’s Coming – Harris Bricken

Last week I participated in a call on the topic of forced labor and I...

Thirteen Reasons Why Chinese Companies So Often Fail Outside China

Way back in 2010, I wrote Ten Reasons Chinese Companies Fail In The U.S. for...

Global Law and Business Podcast – Hector Correa (Mexico)

Listen HERE or stream on Spotify, Apple Podcasts, Amazon Music, Stitcher, or Soundcloud! At Harris Bricken, we keep close tabs on what is...

CDT Weekly, May 21-June 18

One animal more equal than others; Li Wenliang’s Wailing Wall; June 4 and Hong Kong; sexual assault and power; nationalism and fake news Welcome...