Home World EUROPE Interesat e bonove të thesarit u rritën në 1.71% në ankandin e...

Interesat e bonove të thesarit u rritën në 1.71% në ankandin e parë të shtatorit


TIRANË, 10 shtator /ATSH/- Interesat e bonove shënuan rritje të lehtë në ankandin e parë të muajit shtator.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se yieldi mesatar i ponderuar u rrit në 1.71%, nga 1.69% që ishte në ankandin e fundit të muajit gusht.

Në ankandin e zhvilluar së fundi u shit e gjithë shuma e shpallur prej 9.5 miliardë lekësh, ndërsa kërkesa ishte për 10.7 miliardë lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, tregu është likuid dhe po i përgjigjet kërkesës për huamarrje.

Bonoja e Thesarit e qeverisë shqiptare është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Shqipërisë. Bonot
e Thesarit emetohen në monedhë kombëtare (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12-
mujore.

Bonot e thesarit emetohen (nxirren për shitje) nga qeveria nëpërmjet ankandit. Kjo formë
nënkupton që investitorët duhet të konkurrojnë për blerjen e këtij instrumenti. Konkurrenca realizohet nëpërmjet vendosjes së normës së interesit që quhet yield i bonove të thesarit.
Yield-i i bonove të thesarit është bazë për llogaritjen e çmimit të blerjes së bonos të
thesarit. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCOVID-19 – Gjysma e japonezëve ndihen më mirë pas pandemisë



Source link

Must Read

Global Law and Business Podcast – Joe McCall (Ireland)

Listen HERE or stream on Spotify, Apple Podcasts, Amazon Music, Stitcher, or Soundcloud! At Harris Bricken, we keep close tabs on what is...

Translation: Gwyneth Ho on the Meaning of June Fourth to Hong Kong

Gwyneth Ho Kwai-lam is one of 47 Hong Kong pro-democracy activists charged with subversion under the National Security Law for running in a...

Translation: Two Families Shattered by a “Patriotic” Youth

Nine Years after Anti-Japanese Protests, Two Families Forever Shattered by One Act of ViolenceLi Jianli and Wang Juling in Thailand in 2019.The doctor...

China Manufacturing

8Many years ago, David Dayton over at the Silk Road International Blog did an excellent...

Splitting Salaries of Non-Chinese Employees: The Legal and Tax Issues

Our China lawyers are often asked whether it is legal to pay non-Chinese employees from...