Home World EUROPE Janar-gusht 2020/ Në Portin e Durrësit përpunohen 2,5 milionë tonë mallra

Janar-gusht 2020/ Në Portin e Durrësit përpunohen 2,5 milionë tonë mallra


TIRANË, 16 shtator/ATSH/ 2,5 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 8 muajve në portin më të madh në vend.

Autoriteti Portual i Durrësit ka informuar se sipas të dhënave nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se gjatë periudhës janar-gusht 2020, janë përpunuar 866 mjete lundruese, respektivisht 380 anije tregtare dhe 486 tragete.

Volumi më i madh i mallrave është përpunuar me kontejnerë, që zë 40 % të totalit të përpunuar gjatë këtyre 8 muajve, ndjekur nga mallrat gjenerale të përpunuara në Terminalin Perëndimor, në të cilin janë përpunuar 547 mijë tonë mallra ose 22 % e sasisë totale, në Terminalin e Trageteve 20% dhe 18 % e mallrave janë përpunuar në Terminalin Lindor.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rënie me 9% e sasisë së mallrave të përpunuara në kalatat portuale, si pasojë e kushtëzimeve të shkaktuara nga pandemia e Covid-19 edhe në sektorin e transportit detar.

Në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 179 anije transporti, ndërsa në atë Lindor 85 të tjera. Ndërkaq, në të njëjtën periudhë kohore në Terminalin e Kontejnerëve janë akostuar dhe përpunuar 116 anije të specializuara me kontejnerë.

z.tosku/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Coronavirus latest news: Labour calls for university students to be allowed home for Christmas

Coronavirus latest news: Labour calls for university students to be allowed home for Christmas Source link

NBA Playoffs 2020: Los Angeles Lakers qualify for NBA Finals, LeBron James masterclass

The Los Angeles Lakers have qualified for the NBA Finals for the first time since 2010 after toppling the Denver Nuggets in Game...

LIVE: Kepa dropped as Chelsea visit West Brom

West Brom raced to a 3-0 half-time lead with some brilliant finishes, but Mason Mount and Callum Hudson-Odoi have pulled the Blues right...

Why Hong Kong’s era as a global financial centre is far from over

Rumours have it that rival cities such as Singapore and Tokyo are trying to lure talent and capital away from Hong Kong’s financial...

Man United manager Solskjaer blasts Van de Beek criticism

3:00 AM ISTRob DawsonCorrespondent Manchester United manager Ole Gunnar Solskjaer has said suggestions Donny van de Beek is not enough to improve the...