Home World EUROPE Katërfishim i kapaciteteve në laboratorin e ISHP-së/ Numri i testimeve u shtatëfishua,...

Katërfishim i kapaciteteve në laboratorin e ISHP-së/ Numri i testimeve u shtatëfishua, hetimi epidemiologjik ndihmoi në kontrollin e pandemisë




TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mjediset e brendshme të Laboratorit të Testimeve të Institutit të Shëndetit Publik, ku gjithçka është sipas standardeve të Bashkimit të Europian dhe s’ka asnjë krahasim të imagjinueshëm me kushtet e disa viteve më parë, e ku punon me tre turne një ekip fantastik specialistësh të nivelit ndërkombëtar, me një përkushtim të admirueshëm.

ERTV ishte brenda ambienteve të këtij laboratori ku ndoqi nga afër procedurat e testimit të kampioneve të dyshuara me COVID-19.

Fillimisht Iris Hatibi, doktoreshë mikrobiologe molekulare, sqaroi procedurat që ndiqen me hyrjen e kampioneve në laborator që nga kodifikimi i tyre elektronik, purifikimit të materialit gjenetik përmes një pajisjeje të automatizuar dhe proceseve përfundimtare deri në nxjerrjen e diagnozës.

“Kjo njësi si laboratorike është ndërtuar prej viteve ’70 duke funksionuar si laborator i gripit, i enterovirozave, i sëmundjeve të tjera emergjente. Është laborator reference për të gjithë vendin. Këtu funksionojnë dhe kryhen diagnoza të tjera përveç COVID, si gripi, ethet hemoragjike, fruthi etj, të cilat ne nuk i kemi ndalur. Janë 3 laboratorë, 3 njësi këtu brenda të certifikuara, të njohura zyrtarisht nga OBSH”, tha ajo.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino u shpreh se “natyrisht kjo ka qenë një sfidë dhe pandemia e COVID nuk krahasohet me çdo lloj epidemie që ne jemi përballur”.

“Ky është një laborator që në aktivitetin e vet normal funksionon me 6 persona, ndërsa tani kapacitetet janë rritur 4-fish dhe mund të rriten edhe më tepër. Menjëherë ne bëmë një plan të kapaciteteve njerëzore se kë do të përfshinim si do t’i përfshinim si në laborator edhe në kapacitetet e epidemiologjisë”, tha ajo.

Lidhur me numrin e testimeve, Bino tha se “nuk ke nevojë të testosh gjithandej kur ti identifikon llojin e patogjenit dhe ti vepron në drejtim të masave të kontrollit, pra të hetimit epidemiologjik dhe masave të tjera të kontrollit, që në këtë rats ka qenë izolimi dhe karantina”.

“Sidomos në muajin mars ne ishim një nga vendet që u bllokuam shumë shpejt dhe kjo ishte një ndihmë për ne në një farë mënyre që të përgatiteshim më mirë. Sepse ishte një sfidë e re, ne njihnim diçka nga koronaviruset e mëparshme si SARS në 2003 apo MERS, megjithatë ne nuk e dinim sjelljen e këtij virusi me saktësi. Më pas u pa se gjurmimi dhe hetimi sidomos eksperienca e vendeve aziatike ishte që testimi, identifikimi i çdo personi luante një rol në drejtim të kontrollit. Por kur je i bllokuar ti ke më shumë mundësi të kontrollosh dhe gjurmosh. Kjo ka qenë arsyeja që numri i testimeve nuk ka qenë tepër i lartë”, tha Bino.

Më pas, Bino theksoi se kapacitetet laboratorike u rritën dhe numri i testimeve është 6-7 fishuar”. “Natyrisht në strategjinë tonë të testimit e cila u përgatiti ishte që ne të testonim të paktën 1% të popullatës në muaj, minimumi. Gjë të cilën e kemi arritur që në muajin gusht dhe tani po e tejkalojmë. Ajo që ne kemi bërë shumë mirë dhe ka balancuar dhe numrin e testimeve ka qenë hetimi epidemiologjik, pra gjurmimi i rasteve që është kryer nga skuadrat e terrenit dhe të cilat në çdo bashki kanë punuar me përkushtim dhe numri i personave në terren është rritur vazhdimisht”, shtoi ajo.

Bino theksoi se Shqipëria nuk ka një numër të ulët testimesh, por Shqipëria ka raportuar vetëm testimet publike. “Shqipëria nuk ka raportuar asnjëherë testimet private, gjë e cila po kryhet aktualisht. Por po të shohësh testimet ditore ne kemi testime për popullatë ditore goxha të larta që nga muaji tetor. Këto testime ditore shkojnë në total në 2000-2500 mund të kenë shkuar edhe deri në 3000 në ditë, përfshirë publikun dhe privatin. Natyrisht numri do të rritet edhe më sipas kërkesave, gjasave. Ne kryejmë testime për diagnozë, nëse personi ka shenja klinike, kryejmë testime gjatë gjurmimit, kemi testuar edhe personat asimptomatik, ndaj e thashë që ka qenë një armë shumë e fortë hetimi dhe gjurmimi epidemiologjik”, tha Bino.

Bino tha se është kryer po ashtu edhe depistimi në shtëpitë e të moshuarve”. “Nuk kemi pasur shpërthime për fat të mirë se ato testohen çdo dy javë. Këto kanë qenë masa paraprake të marra në mënyrë që të mos kemi shpërthime të tilla, qoftë edhe nëpër burgje. Natyrisht mund të kemi pasur raste, por nuk kemi pasur shpërthime. Kjo falë depistimit që është kryer në këto popullata. Pastaj kryejmë edhe atë që quhet testime për survejancë. Marrim grupime të ndryshme që na japin një pasqyrë më të shpejtë të asaj që ndodh dhe pastaj bëjmë parashikimet përkatëse”, tha Bino.

Ajo kërkoi që qytetarët të kenë besim dhe të bashkëpunojnë për mbrojtjen e shëndetit të tyre. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Proving What a China Copyright Registration Covers

Registering your copyrights in China is an essential part of any IP protection plan. But...

Google Says Its 140,000 Employees Must Be Vaccinated To Return To The Office

In one of the biggest announcements of its kind, Google told its 140,000-plus employees Wednesday that they must be vaccinated against COVID-19 to...

China Copyright Law: It Pays to Register

Copyright is an essential part of any China IP protection plan, but many companies fail...

Cartoons and Commentary: Flood Victims and Rescuers “Are Human Beings, Not Bowls of Soup”

At least 63 are dead after intense flooding in Henan. Over 160,000 first responders have been sent to Henan to aid rescue and...

Another Chinese Joint Venture Goes Nuclear: Lessons for Minority JV Partners

A good friend and China watcher recently posted a CNN article on LinkedIn regarding issues...