Home World EUROPE Masat e doganave në luftën kundër pandemisë/ Gazheli në konferencën vjetore të...

Masat e doganave në luftën kundër pandemisë/ Gazheli në konferencën vjetore të vendeve europiane në OBD


TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, mori pjesë në konferencën vjetore të Drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të rajonit të Europës brenda Organizatës Botërore të Doganave që u zhvillua online.

Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuria, informoi për masat e marra deri më tani në drejtim të veprimit praktik në luftën kundër pandemisë COVID-19 .

Temat e konferencës ishin rishikimi i Marrëveshjes së Bergenit që përcakton përkufizimin e nën-grupeve brenda rajonit Europian të OBD-së dhe krijimin e procedurave sipas të cilave administratat anëtare (shërbimet doganore) duhet të përfaqësohen në organe të caktuara të OBD-së.

Pjesëmarrësit, ndër të tjera, diskutuan zgjatjen e mandatit të Grupit të Punës për Matjen e Performancës, krijimi i të cilit u mbështet nga Këshilli i WCO në qershor 2019.

Gjithashtu gjatë kësaj konference u diskutua mbi ngritjen e kapaciteteve rajonale të WCO-së për Rajonin Europian, si dhe angazhim i shtuar në bashkëpunimin e shërbimeve të inteligjencës rajonale që veprojnë në këto vende.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Urban Real Estate Development for Overseas Investors – Webinar Replay

For anyone who was not able to join our webinar, Urban Real Estate Development for...

A Thousand Coal Miners Are Still On Strike After 4 Months

Michael Argo has spent 13 years working underground at a coal mine in Brookwood, Alabama, just outside Tuscaloosa. It’s the same mine his...

Worker Pay Rises As Employers Fight To Fill Open Jobs

WASHINGTON (AP) — Wages and salaries rose at a healthy pace in the three months ended in June as employers competed to find...

Global Law and Business Podcast – Chris Campbell (Tales of the Tribunal Podcast)

Listen HERE or stream on Spotify, Apple Podcasts, Amazon Music, Stitcher, or Soundcloud! At Harris Bricken, we keep close tabs on what is happening around the world, and we know that...

Proving What a China Copyright Registration Covers

Registering your copyrights in China is an essential part of any IP protection plan. But...