Home World EUROPE Miratohet programi: Naftë falas për fermerët

Miratohet programi: Naftë falas për fermerët


TIRANË, 13 tetor/ATSH/  Duke nisur nga 1 janari , të gjithë fermerët që përdorin mjete të motorizuara për të punuar tokën do të përfitojnë nga programi më i ri shtetëror, ai i naftës falas.

Lajmi u bë i ditur ditën e sotme nga Kryeministri Rama, në mbledhjen ekonomike të radhës.

Programi funksionon me një mesatare të përllogaritur të konsumit të traktorit dhe mjeteve te tjera te renda për punimin e një hektari tokë sipas secilës kulturë të mbjellë.

Në sasinë e konsumuar, shteti lehtëson për fermerët barrën e akcizës, taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit, një lehtësim prej pothuajse 70 lekësh për litër.

Diferenca e nxjerrë nga çmimi i tregut dhe zerimi i taksës shkon për fermerin e gjitha si naftë falas, në një kartë të posaçme me të cilën do të pajisen të gjithë të interesuarit”.

Karta do të jetë e vlefshme në të gjithë apo në një pjesë të pikave të karburantit (mbetet për t’u përcaktuar), ku fermerët do të munden të tërheqin në moment sasinë e tyre të naftës falës. Fillimisht, të regjistrueshëm në këtë program do të jenë rreth 47 mijë fermerë që janë të pajisur me NIPT. Të gjithë të interesuarit e tjerë përfitojnë duke krijuar edhe ata një NIPT.

Sa i përket aplikimit ai do të jetë falas dhe në kohë reale përmes një formulari që plotësohet elektronikisht në e-Albania.

Për vitin e parë, në total ky program do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 10 milionë dollarë.

Në parashikimet e qeverisë, programi i naftës falas do të shërbejë njëkohësisht për të formalizuar sektorin, për të rritur eksportet dhe për të identifikuar më mirë nevojat dhe fermat që do të mbështeten me subvencione në vitet në vijim.

Bujqësia është ndër të paktët sektorë të paprekur nga kriza e COVID, me një rritje reale prej 3.5% në tremujorin e parë dhe një rritje reale 2.63% në tremujorin e dytë që përkon me periudhën e karantinës.

Në harkun e 5 viteve të fundit, si rrjedhojë e një sërë paketash për bujqësinë, vlera e eksporteve shqiptare është rritur nga 140 në 350 milionë dollarë.

Programi i ri do të jetë një incentivë shtesë, për rritjen e mëtejshme të aktivitetit bujqësor dhe eksporteve në vendin tonë./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Global Law and Business Podcast – Hector Correa (Mexico)

Listen HERE or stream on Spotify, Apple Podcasts, Amazon Music, Stitcher, or Soundcloud! At Harris Bricken, we keep close tabs on what is...

CDT Weekly, May 21-June 18

One animal more equal than others; Li Wenliang’s Wailing Wall; June 4 and Hong Kong; sexual assault and power; nationalism and fake news Welcome...

Exporting Products from the United States

If you are an American company exporting products without an IC-DISC, you are probably overpaying...

Victoria’s Secret Angels Are No More As The Brand Attempts To Overhaul Its Image

The era of the Victoria’s Secret Angels is officially over: The lingerie company announced this week that it is overhauling its branding going...

Amazon’s Greatest Weapon Against Unions: Worker Turnover

Chris Smalls made a lot of friends in his first year working at an Amazon warehouse in 2015. But within a matter of...