Home World EUROPE “Nga transformimi i spitaleve po përballojmë me dinjitet sfidën nga COVID-19”/Rama: Opozita...

“Nga transformimi i spitaleve po përballojmë me dinjitet sfidën nga COVID-19”/Rama: Opozita ëndërron katastrofën




TIRANË, 14 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vlora, se  “opozita shpresën e fundit për t’u rikthyer në pushtet e ka varur pikërisht te armiku i padukshëm”.

Në aktivitetin “Deputeti që duam”, Rama tha se “është shumë, shumë e dhimbshme por edhe shumë e vërtetë sot në këtë situatë në Shqipëri, shoqëria jonë më shumë se sa problemin e mundësive për të përballuar këtë sfidë, vuan pamundësinë e një pakice për të gjetur arsye dhe forcë që t’i bashkohet shumicës në këtë sfidë”.

“Një opozitë, e cila fatkeqësisht ëndërron katastrofën, fatkeqësisht ëndërron atë që thotë përditë duke e shitur si të ishte realiteti që fshihet por në fakt është ëndrra aspak e fshehtë e saj që ëndërron qametin, kolapsin e sistemit tonë shëndetësor. Ëndërron që vërtetë të mos ketë më shtretër për të sëmurët, vërtetë të dergjen dyshemeve, ëndërron që Shqipëria ta humbasë këtë sfidë dhe ata të mund të përfitojnë. E çfarë të përfitojnë? Atë pushtet përsëri të cilin e kanë patur dy herë dhe në të dyja herët në forma të ndryshme kanë treguar se dinë ta përdorin vetëm për vete, ndërkohë që Shqipërinë dy herë e kanë çuar në drejtim të paditur. Një herë në humnerë në vitin 2007 dhe një herë në buzë të humnerës në vitin 2013”, tha Rama.

Kryeministri tha se “para dy ditësh Belgjika, një ndër vendet më të zhvilluara, u detyrua të marri një vendim, të vazhdojë të mbajë në punë mjekë dhe infermierë të infektuar, të dalë pozitiv sepse nuk ka më kapacitete për të përballuar”.

“Por nuk ka dalë në Belgjikë opozita të akuzoj qeverinë për terrorizëm shtetëror e kryeministrin për terrorist. Nuk ka dalë opozita t’i thotë qeverisë se po vret qëllimisht njerëz. Ky është dallimi. Mund të na kishte ndodhur edhe ne dhe largqoftë mund të gjendemi dhe ne siç gjendet Italia sot që flasim. Edhe në Lombardi ku është ekselenca e sistemit shëndetësor në kushtet ku pacientët rrinë të shtrirë në dysheme se nuk ka vende. Por ça do të thotë kjo dhe si mundet që shqiptarëve t’ju flitet sikur kjo flamë ka rënë vetëm në Shqipëri dhe jo në gjithë botën. Dhe për një flamë të tillë që bie një herë në shekull të mos gjendet ajo forcë njerëzore e morale për t’u bërë njerëzor dhe për të qenë pjesë e përpjekjes për të ndihmuar njerëz? Si mundet që një opozitë e tillë, një parti e tillë në radhë të parë PD, t’i mbetet në majë të gjuhës propaganda e katastrofës e qametit”, tha Rama.

Rama i uroi shërim të shpejt nga COVID-19 drejtuesit politik të qarkut Damian Gjiknurit, dhe bashkë me të edhe gjithë atyre që këtë moment e kanë këtë sfidë.

“Falënderoj nga zemra të gjithë ekipin e  Spitalit të Vlorës për punën e shkëlqyer që kanë bërë bashkë me Ministren e Shëndetësisë për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës, pro edhe vënien në dispozicion të një hapësire të konsiderueshme në kushtet kur duhet të zgjerojmë frontin e mbrojtjes nga COVID. Sot, atë që pamë në spitalin e Vlorës, shpresoj që shumë të tjerë ta shohin përmes medieve dhe po ashtu përmes rrjeteve tona sociale”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se është padiskutim një dëshmi kuptimplotë e një të vërtete shumë të thjesht që propagandë bëjnë ata të cilët flasin dhe tregojnë një realitet që nuk është realiteti i spitaleve tona sot.

Ndërkohë, vijoi Rama, ne tregojmë me transformimin e realitetit se jemi absolutisht sot në lartësinë e një sfide për mbarë njerëzimin.

“Duke parë sot Spitalin e Vlorës përsëri si vazhdimisht këto kohë mendova se çfarë do të kishte qenë për Shqipërinë, shqiptarët, kjo periudhë nëse spitalet do të kishin qenë ato që ne gjetëm. Nëse shërbimi shëndetësor do të kishte qenë sot ai që ishte para 7 vjetësh. Aty në një kënd ishin ekspozuar dy aparatura të një kohe prejhistorike për shëndetësinë, të vetmet aparatura që spitali i Vlorës kishte kur ne morën detyrën. Ndërkohë në spitalin e Vlorës si në gjithë spitalet e Shqipërisë, instrumentet mjekësore ishin të kohës së marrëdhënieve shqiptaro-kineze, pa llogaritur të gjitha vështirësitë e tjera logjistike në çdo spital, ku në atë kohë ishte e vështirë të dalloje kush ishte mjeku, infermierja, familjarët, kalimtarët dhe shitësit që në të njëjtën kohë bënin tregti në spitale”, tha Rama.

Ashtu sikundër, vijoi ai, “në atë kohë ishte e pamundur të imagjinoje se në Shqipëri do të kishte spitale jo vetëm të mirëpajisura, por do t’i përgjigjeshin pacientëve me të gjitha protokollet mjekësore pa e detyruar këdo të vinte me çarçaf e batanije me vete.

“Kush flet sot për spitalet e Shqipërisë dhe nxjerr nga goja fjalë të padenja, ose i ka parë në kohën e vjetër dhe kujton se janë akoma ashtu, dhe kur i sheh si janë sot përmes fotografive, videove mendon se kjo është e paimagjinueshme për të qenë e vërtetë; ose i ka të dy sytë në ballë, por e ka mendjen në gjumin e Lulit, i ka të dy veshët në vend, por e ka mendjen në dokrrat e Monikës dhe përsërit si në jerm ato që dëgjon”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “e vërteta sot është që Shqipëria falë këtij transformimi të spitaleve, të shërbimit dhe falë pikërisht kësaj qeverie dhe në radhë të parë ministres sonë të Shëndetësisë, autoriteteve tona shëndetësore po e përballon këtë sfidë plotësisht me dinjitet”.

“Shqipërisë nuk po i ndodh asnjë gjë që nuk i ndodh Amerikës, Francës, Italisë, rajonit e me radhë”, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

International School Law/Teacher Law: It’s Complicated

Many of our lawyers and staff attended international schools or are sons or...

United’s Catering Workers Unionized. Now Their Jobs Might Be Outsourced.

In 2018, United Airlines’ catering workers in five cities voted to unionize by an overwhelming margin. Two and a half years later, they still...

China Factory Indemnification: Yeah, Whatever

American and European lawyers love indemnification provisions in product manufacturing agreements. They love...

The Solar Industry Has More Union Jobs Than Previously Thought

Every year, the industry-backed Solar Foundation puts out a job census based on surveys of companies manufacturing, selling and installing photovoltaic panels across...

employee non-competes

Many American companies (at least outside California where employee non-competes are generally considered...