Home World EUROPE Petrit Ruka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”/ Rama: Poet dhe shkrimtar...

Petrit Ruka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”/ Rama: Poet dhe shkrimtar i rrallë në mexhelisin e kulturës sonë


TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Poeti Petrit Ruka u nderua sot me titullin “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e veçantë me anë të krijimtarisë poetike, me poezitë e të cilit përjetohen motivet e Shqipërisë së dikurshme, por dhe të kohës modern. Për krijimtarinë poetike, që një gjymtyrë e ka të zhytur në traditën polifonike dhe tjetrën në poezinë e kultivuar, vargu i të cilit prehet tek tradita dhe pikëtakimi me bashkëkohësinë.

Në ceremoninë e zhvilluar për dhënien e titullit ishte i pranishëm edhe kryeministri, Edi Rama.

Kryeministri Rama vlerësoi krijimtarinë e tij, duke e cilësuar se bëhet fjalë për një autor që krijon në vazhdimësi vlera që janë origjinale e burimore e të lidhura me shumë gjëra, që në mos i dimë, i ndjejmë si pjesë e kësaj shoqërie e vazhdues të një historie edhe pas nesh.

“Petrit Ruka është një poet, shkrimtar, skenarist, një qenie e rrallë në mexhelisin e kulturës dhe të artit tonë, një autor të cilin nuk e gjen me lehtësi siç i gjen të famshmit e të gjitha llojeve, që nga ata të llojit që meriton famën, te ata që famën e kanë të pamerituar apo sponsorizuar, stimuluar a vet krijuar”, tha Rama.

Rama theksoi se në qenien dhe në biografinë e qenies së tij si autor, ka një tipologji shumë të veçantë. “Jo se është i vetme apo i pari që përpiqet të shtrihet në të gjitha fushat ku krijuesi shtrihet me fjalë, por se ka një kapacitet transformues të jashtëzakonshëm në qenien e tij, duke kaluar nga një zhanër në tjetrin e duke i dhënë çdo zhanri diçka që është vërtet origjinale e për tu admiruar”, vlerësoi Kryeministri.

“Dua ti uroj Petriti që të vazhdojë të ketë sa më shumë energji, kohë e dëshirë për të vazhduar të jetë ai që është në këtë tokë që siç thotë petrit është një teatër tragjedish ku të gjithë janë njëkohësisht dramaturg e autorë e ku nuk ka shikues, suflerë dhe regjisor”, tha Rama.

Do të mbetet për një herë tjetër, mbase do të na jepet mundësia, vijoi Rama, për një bisedë, nëse kjo tokë është një tokë tragjedish apo komedish, apo të dyja bashkë.

Poeti, Petrit Ruka në fjalën e tij vlerësoi se botimi “Andej baltë e këtej erë“ sjell disa balada arbërore që janë mbase, thesari më i madh që ka arritur të grumbullojë në shekuj gjuha shqipe dhe të cilat, theksoi Ruka, prej vitesh kam dashur t’i risjell të veshura artistikisht në kohërat tona moderne./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Global Law and Business Podcast – Joe McCall (Ireland)

Listen HERE or stream on Spotify, Apple Podcasts, Amazon Music, Stitcher, or Soundcloud! At Harris Bricken, we keep close tabs on what is...

Translation: Gwyneth Ho on the Meaning of June Fourth to Hong Kong

Gwyneth Ho Kwai-lam is one of 47 Hong Kong pro-democracy activists charged with subversion under the National Security Law for running in a...

Translation: Two Families Shattered by a “Patriotic” Youth

Nine Years after Anti-Japanese Protests, Two Families Forever Shattered by One Act of ViolenceLi Jianli and Wang Juling in Thailand in 2019.The doctor...

China Manufacturing

8Many years ago, David Dayton over at the Silk Road International Blog did an excellent...

Splitting Salaries of Non-Chinese Employees: The Legal and Tax Issues

Our China lawyers are often asked whether it is legal to pay non-Chinese employees from...