Home World EUROPE Protokollet e mjekimit antiCovid/ Brataj: 26 mjekë të Urgjencës Kombëtare, gati për...

Protokollet e mjekimit antiCovid/ Brataj: 26 mjekë të Urgjencës Kombëtare, gati për këshillim


TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj shpjegoi sot grupet e medikamenteve që përbëjnë protokollet e trajtimit të pacientëve me Covid nga mjekët e familjes.

Këto protokolle të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i drejtohen mjekëve të familjes dhe iu referohen pacientëve me simptoma të lehta dhe mesatare, të cilët duhet të trajtohen sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Sipas tij për format e lehta të sëmundjes jepen: Vitaminoterapi, paracetamol kur ka temperaturë, trisol kur ka diarre, shurup kur ka kollë. Për format e lehta në të sëmurët kronikë mund të fillohet mjekim nga goja edhe me antibiotik si azitromicin apo levofloxacin.

Për formën e mesme merret antibiotikë nga goja, kortizonikët merren vetëm në rastet kur ka filluar vështirësia në frymëmarrje dhe ka të paktën 6-7 ditë me temperaturë. Në këto forma jepen edhe antikoagulantë nga goja, në varësi të analizave.

“Për këto dy faza, terapia mund të merret me telefon tek ne, tek 127”, – tha ai.

Brataj shpjegoi se në fazat e avancuara të sëmundjes duhet të vlerësohet niveli i oksigjenit në gjak, duhet të vlerësohet edhe në varësi të moshës dhe të sëmundjeve të tjera që ka pacienti. Në të gjitha rastet jepen vitaminoterapi, antipiretikë, lëngje për hidratim sipas rastit, shurup për kollë apo medikamente lehtësuese sipas problematikave që paraqet i sëmuri.

“Rastet e rënda detyrimisht duhet të trajtohen në spital. Ndërsa preparati “FAVIRA” nuk duhet të përdoret pa rekomandimin e mjekut”, theksoi Brataj.

Brataj tha se vetëm sot Urgjenca Kombëtare ka marrë 235 telefonata, raste të cilat janë këshilluar online. Ndërkohë që deri tani janë zhvilluar 162 mijë konsulta mjeku me pacientët përmes telefonit 127. Në Urgjencën Kombëtare janë 26 mjekë nga të cilët 6 deri 7 mjekë në turn, të gatshëm në çdo kohë për çdo nevojë të qytetarëve. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Google Says Its 140,000 Employees Must Be Vaccinated To Return To The Office

In one of the biggest announcements of its kind, Google told its 140,000-plus employees Wednesday that they must be vaccinated against COVID-19 to...

China Copyright Law: It Pays to Register

Copyright is an essential part of any China IP protection plan, but many companies fail...

Cartoons and Commentary: Flood Victims and Rescuers “Are Human Beings, Not Bowls of Soup”

At least 63 are dead after intense flooding in Henan. Over 160,000 first responders have been sent to Henan to aid rescue and...

Another Chinese Joint Venture Goes Nuclear: Lessons for Minority JV Partners

A good friend and China watcher recently posted a CNN article on LinkedIn regarding issues...

Must I Register My Company Name as a Trademark in China?

Clients often ask our IP lawyers whether they need to register their company name as...