Home World EUROPE pyetediramen@kryeministria.al/ Aleanca qeveri-biznes i vogël, të mëdhenjtë do paguajnë një për një...

pyetediramen@kryeministria.al/ Aleanca qeveri-biznes i vogël, të mëdhenjtë do paguajnë një për një detyrimet


TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjeve të ardhur nga qytetarë të ndryshëm përmes videove të ndryshme të dërguara në adresën “[email protected]

“Quhem Sidorela. Bëj pjesë tek personat AK. Kam përfunfuar ciklin e studimeve bachelor dhe aktualisht jam në master shkencor viti i dytë, mësuesi gjuhë frënge. E di shumë mirë që momentalisht është shumë e vështirë që të kem një vend pune në profesionin tim, mësuesi. Por sic edhe ju vetë e keni thënë që masteri nuk është një kusht I domosdoshëm dhe ka vende që nuk e kërkojnë domosdoshmërisht masterin dhe pse jo të ishte një shpërblim mjaft I madh për sakrificën e deritanishme për mua, duke pasur një vend pune.

Në përgjigje të saj, Kryeministri tha se “Për kërkesën tëndë, lehtësisht mund të integrohesh në një program të praktikës profesionale për të cilën I kam kërkuar ministres së Arsimit të kontaktojë me ty drejtpërdrejt dhe ne do ta bëjmë këtë dhe ndërkohë do të ndihmojmë që të marrësh atë që të takon nga ligji për personat me aftësi të vecanta I cili u jep institucioneve orientimin që 1 në cdo 25 persona në rast se ka kërkesë të jetë një person me aftësi të vecanta. Kështu që kurajo, besim dhe patjetër që je shhumë e mirëpritur sit ë gjithë vajzat dhe djemtë që duan të kontribuojnë me meritën e tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve të këtij vendit.

“Përshëndetje zoti kryeministër. Unë quhem Taulant Dovi. Kam një kamion që bëj transport dhe kam paguar taksat e 2019 , erdhi 2020 dhe këto I pagova por kamioni sic po e sheh po qëndron këtu në parking. Të lutëm, po është mundësia që të na falni taksat”.
Në përgjigjë të tij, Rama tha se “ sipas verifikimeve të bëra, ti kryen transport ndërkombëtar import-eksport mallrash kryesisht ushqimore dhe ndëkohë që ne kemi ndihmuar konkretisht me ndihmë financiare të gjithë ata që kanë mjete transporti pasagjerësh. Përderisa tregtia e mallrave, për më tepër atyre ushqimore nuk është ndaluar për asnjë sekondë, nuk ka pasur asnjë paketë për ju. Megjithatë, ti do të kontaktohesh drejtpërdrejt për të kuptuar më mirë si qëndron konkretisht problem yt. Por sa I përket kategorisë që përfaqëson kjo është pak a shumë përgjigja dhe faktikisht nga të gjitha të dhënat, xhiroja e zakonshme e të gjithë kësaj kategorie nuk ka pësuar asnjë luhatje për hir të së vërtetës.
“Jam pronar I një subjekti bar-kafe. Tashmë me heqjen e tvsh-së na ka krijuar disa lehtësira në biznes që në fund të vitit të mund të kursejmë dicka për të paguar siguracionet ose për të rkrutuar më shumë staf””, në përgjigje të tij, Rama tha se “më vjen mirë nga fjalët e tua. Kurajo, besim në punë. Ne jemi pranë teje dhe të gjithë atyre që I drejtohen në rradhë të parë mendjes dhe krahëve të tyre për tja dalë në rrugën e tyre dhe tani është koha për tju cliruar përfundimisht edhe nga inspektimet, inspektorët, taksidarët, kontrollorët. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm ju nuk do të keni askënd tjetër që tju kontrollojë përvec vetes në funksion të kontributit tuaj për shtetin dhe shoqërinë, ku në aleancë të fortë qeveria së bashku me biznesin e vogël, do të bëjmë cmos që tju garantojmë që të mëdhënjtë, duke mos pasur më mundësi që të përdorin për të fshehur të ardhurat e tyre të paguajnë një për një, detyrimet e tyre. Me dixhitalizimin e transaksioneve, gjithcka do të bëhët me e lehtë për të gjithë së bashku dhe për Shqipërinë që të gjithë duam për veten dhe fëmijët tanë”.
“Jam ketiona, kam përfunduar financën në Universitetin e Korcës, gjithashtu masterin profesional në të njëjtin profil më rezultate shumë të larta. Isha e interesuar nëse këtë vit kalendarik do të ketë shpallje për studentët ekselentë për t’u pranuar në administratën publike”.
Në përgjigjë të pyetjes së të resë nga Korcë, Rama tha se “Departamenti i Administratës Publike po përgatit thirrjen për studentët ekselentë, që të mund të përfshihen sipas nevojave të administratës publike, drejtpërdrejtë, vetëm falë notave dhe meritës së tyrë në administratën publike dhe për të kryer vitin e nevojshëm që të mund të konkurojnë vitin e ardhshëm si të barabartë me të tjerët dhe të mos kenë mungesë experience në punë. Në nëntor do të celet thirrja”.
“Jam Marsildi dhe prej disa muajsh jetoj dhe punoj në Gjermani si imazherist. Misid vendeve të tjera të ballkanit midis Gjermanisë dhe Shqipërisë nuk ka asnjë marrëveshje për njehësimin e patentave. Dua të di nëse kjo marrëveshje është në procedim e sipër apo duhet të presim akoma”.
Në përgjigje të tij, Rama u shpreh se “ne kemi kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit përsa I përket strukturës sonë të drejtorisë dhe të degëve të saj të transportit ku mbase e ke ndjekur që është bërë një revolucion ndaj shërbimi ndaj të gjthë drejtuesve të automjeteve dhe raporti me vlerësimë jashtëzakonisht pozitive I palës gjermane ka shkuar në ministrinë federale e cila e ka shpërndarë për të gjitha shtetet që përbëjnë republikën federale sepse duhet që cdo nëri nga shtetet përbërësë ta aprovojë dhe patenta të njihet edhe republikën federale. Ky është një process që tashmë është në duart e autoriteteve gjermanen dhe sa na takon ne, besoj e kemi bërë detyrën tonë. Besojmë që më shpejt se vonë do të vijë edhe momenti i shumëpritur nga ti dhe shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë gjermani, apo edhe nga studentë që të mos keni nevojë që të bëni ato pagesat e kripura për patentën por të përdorni patenten shqiptare.
Një tjetër qytetarë I ka drejtuar një pyetje kryeministrit Rama. “Jam Nertila, kam një biznes të vogël dhe falenderoj shumë qeverinë për heqjen e taksës tatim mbi fitimin dhe shpresojmë për më mirë.
Në përgjigjë të saj, Rama tha se “kemi bërë shumë mirë detyrën në këtë rast dhe më vjen shumë mirë që ja kemi dalë të shkojmë përtej angazhimit tonë që ishte përgjysmimi i taksës. E kemi përgjysmuar taksën tuaj që në vitin 2014 por tanimë kemi zeruar jo vetëm taksën por edhe tvsh për cdo biznes të vogël deri në 100 milion ndërkohë që deri në 140 milion zerimi i taskës mbetet në fuqi. Nuk është një premtim, është një ligj dhe ka kaluar në kuvend në korrik dhe sa më takon deri në 2029, biznesi I vogël nuk duhet të taksohet. Ju duhet të jeni aleati besnik I qeverisë për të garantuar që të gjithë bizneset e mëdha paguajnë atë që ju takojnë dhe nuk përdorin më bizneset e vogla për të fshehur të ardhurat e tyre. Nga ana tjetër, beteja përmbyllëse është që tju clirojmë tërësisht nga inspektorët dhe të gjithë ata që për fat të keq jo rrallë abuzojnë dhe kthehen për ju në një makth që për ju ndonjëherë është më I madh se vetë taksat’.
“Jam Iria, një tregtare bylmeti prej shumë vitesh punë, 36 vite në këtë profesion. Dëgjuam në television që ju nxorrët uljen e taksave tona në zero, kjo është një ndihmë shumë e madhe sepse punësojmë më shumë njerëz. A ka mundësi të na e ulni ne grave këto vitet e punës, që të dalim më shpejt në pension?”.
“për të arrritur deri këtu na u desh një sforco jo e vogël , na u dëshen jo pak vite sepse janë jo pak vite vitet që kemi pasur në dispozicion në krahasim me aq shumë vite që kaluan pa I bërë gjërat sic duhen dhe duke hapur aq shumë plagë që vazhdojnë kërkojnë kurim. Jemi ende larg asaj dite, kështu që do të duhet të vazhdojmë ende përpjekjet me durim dhe besim. Shqipëria që duam është shqipëria që ua kemi borxh fëmijëve tanë. Na takon ne, I takon gjeneratës sonë, gjeneratës e atyre që janë edhe pak më të moshuar që të bëjnë sakrificat e tyre sepse nëse sot mendojmë vetëm sit ë përmirësojmë cka është për ne, atëherë këtë do të duhet tja privonim fëmijëvë tanë nesër dhe këtë nuk mund ta bëjmë”, përfundoi Rama. z.tosku/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Presidential protection services at Madikizela-Mandela funeral ‘a joke’, says Malema and Ndlozi’s lawyer – The Citizen

Advocate Laurence Hodes – who is representing Julius Malema and Ndlozi Mbuyiseni in their assault trial – came out swinging on Wednesday afternoon. He...

Travel latest news: Flying can present lower Covid risk than food shopping, study suggests

Travel latest news: Flying can present lower Covid risk than food shopping, study suggests Source link

Protesters Ransack Philadelphia Rite Aid on Second Night of Unrest Over Walter Wallace Jr Shooting

Philadelphia’s Office of Emergency Management warned residents in several areas of the city to remain indoors as protests over the police shooting of...