Home World EUROPE Tepelena lidhet me bregdetin e Himarës/ Investimi 5.8 milionë dollarë, realizohen 70%...

Tepelena lidhet me bregdetin e Himarës/ Investimi 5.8 milionë dollarë, realizohen 70% e punimeve në aksin Kuç-Gusmar


TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Vijon puna në kantierin e ndërtimit për aksin Kuç-Gusmar që lidh bashkë Tepelenë dhe Himarë, si dhe qarkun e Gjirokastrës me rrugën e lumit të Vlorës dhe me bregdetin.

Bashkia Tepelenë bën të ditur se, me një fond prej 5.8 milionë dollarë nga buxheti i shtetit po investohet në 9.5 km rrugë të gjatë që kalon në një reliev të vështirë natyror. Deri tani janë realizuar rreth 70% e punimeve në gërmim dhe mbushje krahas ndërtimit të veprave të artit.

Investimi në këtë aks rrugor sipas standardeve më të mira, parashikon ndërtimin e 4 urave, nga të cilat njëra arrin gjatësinë edhe më të madhe prej 30 metër dhe një tjetër 10 metër dhe dy urat e tjera janë në gjatësi më të vogla që janë nga 6 e 5 metër gjatësi.

Aksi shoqërohet me mure masive mbajtëse pasi një pjesë e rrugës kalon në anë të shkëmbit dhe një pjesë tjetër është me mbushje. Aktualisht 5 km të kësaj rruge janë gati për shtresën e asfaltit

Ky projekt është pjesë e “paketës së ndërhyrjeve”, ndërthurur më rrugën e Lumit të Vlorës dhe Bençë –Lekdush. Prej kohësh një domosdoshmëri infrastrukturore për të vënë në lëvizje agroturizmin në zonë, si dhe tregtinë e produkteve bujqësore e blegtorale. Dhe jo vetëm. Më pranë bregdetit dhe më pranë shërbimeve kryesore në qendrat përkatëse të bashkive.

Natyra që shoqëron të gjithë këtë aks është një eksplorim më vete i turizmit malor. Sepse jugu nuk ka vetëm plazhin e bukur.

Ky aks rrugor ndihmon në zhvillimin e zonës si për potencialin e saj turistik ashtu edhe për tregtarët e zonës për të shitur produktet e tyre që prodhojnë.  Kjo rrugë është një premtim i bërë për shumë dekada, por që vetëm sot u bë realiteti.

Aktualisht nga punimet është bërë pjesa me e rëndësishme e punimeve dhe janë ende dy ura, ndërsa në prill të 2021 kjo rrugë do të jetë ekzistuese që rastis me fillimin e sezonit të ri turistik vitin tjetër që do japë dhe një zhvillim të ri ekonomik. Tashmë udhëtimi nga Tepelena në Himarë do të kryhet për një orë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

Global Law and Business Podcast – Hector Correa (Mexico)

Listen HERE or stream on Spotify, Apple Podcasts, Amazon Music, Stitcher, or Soundcloud! At Harris Bricken, we keep close tabs on what is...

CDT Weekly, May 21-June 18

One animal more equal than others; Li Wenliang’s Wailing Wall; June 4 and Hong Kong; sexual assault and power; nationalism and fake news Welcome...

Exporting Products from the United States

If you are an American company exporting products without an IC-DISC, you are probably overpaying...

Victoria’s Secret Angels Are No More As The Brand Attempts To Overhaul Its Image

The era of the Victoria’s Secret Angels is officially over: The lingerie company announced this week that it is overhauling its branding going...

Amazon’s Greatest Weapon Against Unions: Worker Turnover

Chris Smalls made a lot of friends in his first year working at an Amazon warehouse in 2015. But within a matter of...