Home World EUROPE Veliaj: Për PS politika është mjeti për të bërë rrugë, shkolla, shtëpi

Veliaj: Për PS politika është mjeti për të bërë rrugë, shkolla, shtëpi


TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpreh bindjen se Partia Socialiste më 25 prill do të fitojë një tjetër mandat në krye të punëve të qytetit.

Në një intervistë televizive Veliaj theksoi se dallimi mes Ramës dhe Bashës është mëse i qartë.

“Unë besoj që qytetarët e meritojnë të dinë kush po aplikon për punë në datën 25 Prill. Nuk besoj që ka një njeri më adapt për të folur për dy kandidatët se sa ai që momentalisht ka një punë që e kanë pasur të dy kandidatët. Pra, edhe Edi Rama edhe Lul Basha kanë qenë kryetar të bashkisë së Tiranës. Duke qenë se unë jam i treti pas tyre, besoj që më shumë se kushdo mund të flas se çfarë kërkon kjo punë, se kush ka punuar në këtë zyrë dhe çfarë testamenti ose paje unë kam gjetur në këtë zyre dhe gjithashtu të jap një opinion. Tiranës i ngeci Sahati 4 vjet, në Tiranë nuk u ngul një gozhdë ose një projekt që të mbahet mend, që trami elektrik nuk u realizua kurrë. Ne kemi një kryetar bashkie që 2 vitet e fundit nuk erdhi në punë dhe ishte Eno me 2 “n” kryetari tjetër që menaxhonte bashkinë”, -theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se nga auditi i bërë në bBashkinë e Tiranës rezultoi se ish-kryetari i bashkisë Lulzim Basha i kishte dhënë leje vetes për ndërtim kati.

“Ne kemi bërë një audit të ndërtimeve pa leje dhe zbuluam që vetë kryetari i bashkisë ndërtonte pa leje. Kjo sikur nuk ka lezet, pra i jep leje vetes tënde që është konflikt i hapur interesi dhe që ne e kemi çuar në prokurori. I jep jo vetëm leje vetes tënde dhe e firmos po ti vetë që nuk lejohet me ligjet e këtij vendi, po bën edhe shtesa pa leje. Pastaj hap dhe panik se pallati është prishur nga tërmeti, që është e pavërtete. Kështu që, për të gjitha këto arsye, njerëzit duhet ta dinë se cilat janë ofertat në 25 Prill. Dhe unë e përsëris, krahasuar edhe me punën në bashki, Edi Rama me Lul Bashën janë dita me natën”, nënvizoi Veliaj.

Ai tha se për familjen socialiste ku ai aderon, politika është mjeti për të realizuar punët në shërbim të qytetarëve.

“Siç jam shumë krenar për këtë qytet edhe për sa kemi bërë për Tiranën këto vite. Aq edhe ndjehem mirë që jam socialist dhe jam pjesë e një familje politike, ku politika nuk është qëllim në vetvete ose fitorja e bashkisë ose qeverisë nuk është qëllim në vetvete. Është mjeti me të cilët ne realizojmë këto qëllime, pra është mjeti me të cilën bëjmë rrugën, bëjmë shkollën, rindërtojmë shtëpitë. Dhe për sa kohë që politika shihet si mjet dhe jo si qëllim në vetvete është diçka që unë e bëjë me shumë kënaqësi”, tha Veliaj.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

China Trademark Classes and Strategies

As we have written many times over the years, if you are selling...

What the European Super League Tells Us About China

Though the news is not causing much of a stir in the United...

China WFOE lease reviews

Our international real estate lawyers often review leases for companies early in the...

The China Trademarks You Need When Selling Your Products Into China

On the legal side, selling consumer products into China is relatively easy, particularly...

Union Claims Amazon Tainted Election, Wants Vote Overturned

The union that lost an election at an Amazon warehouse in Alabama this month has accused the company of breaking labor laws during...