Home World EUROPE Viti i ri shkollor në Elbasan/ Prefekti Malaj për ATSH-në: Janë garantuar...

Viti i ri shkollor në Elbasan/ Prefekti Malaj për ATSH-në: Janë garantuar protokollet antiCOVID në të 66 institucionet arsimore


TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Prej javësh punonjësit e shërbimeve të bashkisë së Elbasanit po punojnë intensivisht për lyerjen, dezinfektimin pastrimin, meremetimin e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021, duke siguruar ambiente konform masave anti-COVID-19 për 19.000 nxënës dhe stafin mësimor në 66 shkolla publike.

Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se janë marrë masat për gatishmëri maksimale për fillimin e vitit shkollor 2020-2021.

“Janë marrë masat për gatishmëri maksimale për fillimin e vitit shkollor 2020-2021. Në godinat e institucioneve arsimore është bërë dezinfektimi periodik i ambienteve. Gjithashtu janë marrë masat për pajisjen me dezinfektant, janë bërë pikëzimet e ambienteve për respektimin e distancës. Grupet e bashkisë janë duke ndjekur procesin e furnizimit me ujë në të gjitha institucionet arsimore’’, tha Malaj.

Ai shtoi ndër të tjera se “120 nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jonuz Çarçiu”, Tregan të dëmtuar për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, janë akomoduar në shkollën 9-vjeçare Kuqan’’.

Malaj theksoi se departamentet përkatëse të bashkisë së Elbasanit janë në gatishmëri për vijueshmërinë normale të procesit mësimor për vitin shkollor 2020-2021.

Gjithashtu, Institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan vazhdon të ndjekë me përparësi procesin e përgatitjes së shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe evidentimin e problemeve të tyre. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.



Source link

Must Read

How To Succeed When Taking Your Company Overseas

03We international lawyers often get calls and emails from companies looking to set up a...

China on the G7 Agenda

The 47th G7 summit was held from June 11-13 in Cornwall. China is, of course,...

How to Reduce Your Foreign Manufactured Product Liability Risks

How often do you stop to think about the ubiquitous “Made in China” label? If...

Socialist-Themed Vegan Food Company Lays Off Workers Without Notice Or Severance

A self-described socially conscious vegan food manufacturer laid off its entire production staff in North Carolina on Friday, infuriating workers who said the...

Will Hong Kong’s New Film Censorship Law Kill Off Local Production?

In 1988, Hong Kong passed a Film Censorship Ordinance that updated previous guidelines governing film...